Zeqirja Ibrahimi për Talat Xhaferin: “Taman si Zastavnik i JNA-së!
Sekretari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili dje tha se heqja e “20-shit” që i referohet gjuhës shqipe, do të duhet të pres për në të ardhmen.
Ibrahimi deklaratat e kreut të Kuvendit dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti i quan si “vasalë dhe inferiorë dhe mediokër”.
“Dje edhe kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, paska thënë se “gjuha shqipe duhet të presë ndonjë ndryshim tjetër kushtetues”.
Tamam si një zastavnik i JNA-së – “nije važno na kakav jezik pričamo, važno je da se volimo” (nuk është me rëndësi në çfarë gjuhe flasim, me rëndësi është të duhemi mes vete), një diskurs shumë i njohur serbosllav për ne që jemi lindur në kohën e ish Jugosllavisë.
Natyrisht, nga ish eprorët e ushtrisë jugosllave nuk mund të pritet më shumë e më mirë, por a thua kur do dalë “lideri i shqiptarëve që e ka prishur Jugosllavinë, vetë Ali Ahmeti” të na tregojë se më e rëndësishme se gjuha shqipe është “integrimi europjon, a po ‘upton”?.
Vasaliteti, inferioriteti dhe mediokriteti nuk e kanë vetëm rimën e përbashkët, por edhe personazhet e përbashkëta – Talat Predsednikun e Ali Pasanikun.
Në vend që të flasim për ndryshimin e statusit të gjuhës shqipe në kushtetutë dhe barazimin e saj me maqedonishten, këta shqipfolës nuk kanë guxim që as emrin e gjuhës shqipe ta shkruajnë. Molim vas, za Talatče jedno Nikšičko pivo!”, ka shkruar mes tjerash Ibrahimi.