Rajon - Botë

Zelensky: Lufta nisi në Krime, përfundon me çlirimin e saj

Forcat ukrainase kanë filluar zbatimin e zotimit të presidentit të tyre, Volodymyr Zelensky i cili ditë më parë tha se kjo luftë do të përfundojë me çlirimin e Krimesë.Tre shpërthime të mëdha të kësaj dhe javës së kaluar tronditën objektet ushtarake ruse ku u shkatërruan depo municioni e baza ajrore. Një person u vra e tre u lënduan.

E këtë po e konsideron si avancim presidenti Zelesnky.

“Ky është një avantazh i rëndësishëm i Ukrainës dhe shkaku kryesor i fitores sonë të ardhshme – lufta e mbrojtësve tanë bazohet në Mbështetja e pakushtëzuar e popullit ukrainas” tha president i Ukrainës.
Rreziku nga raketat e Kievit detyruan evakuimin e 3,000 rusëve nga gadishulli.Rusia Krimenë që e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014-të, e ka përdorur për të përforcuar trupat e saj që luftojnë në pjesë të tjera të Ukrainës me pajisje ushtarake.
Këtë plan po synon ta prish Kievi përpara një kundërsulmi të forcave ruse në jug të Ukrainës.