June 17, 2024
Maqedoni

Zeka i çon selam BDI-së: “Pini, pini duhon me 60 deputetë!”

Sekretari për marrëdhënie me publikun në partinë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, në një postim në rrjetin social facebook, ka ironizuar me qasjen e ditëve të fundit të zyrtarëve të BDI-së.

Ai përmes postimi ua ka bërë me dije se koalicioni LSDM-BDI bashkë me deputetin e “kidnapuar” i kanë 60 deputetë, të pamjaftueshëm për të pasur shumicën parlamentare.

Në vijim ja edhe postimi i plotë:

Këta që mendojnë se shumica bëhet “t’u pi duhon” a e dinë se Kuvendi me 60 deputetë nuk funksionon?

Apo, mos kanë ndonjë zgjidhje “€uroatlantike” të “vetëkidnapimit” të ndonjë deputeti për ta shpëtuar “vëndin” nga rreziqet ruso-kineze?