Maqedoni

Zejdi kritikon Izet Mexhitin (Video)

Unë deri sa e kam braktisur një anije që po fundoset, mos pritni që prapë do të vë këmbën te ajo anije, sepse atëherë unë jam i çmenduri, e jo ata, këtë e tha deputeti Skender Rexhepi-Zjedi, i cili në “Summer Click” në TV21 konfirmoi se do të formojë parti të re politike. Zejdi tha se ka qenë e pritur bashkëpunimi mes Alternativës dhe Besës, por që e ka befasuar Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit.

Video: https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ftv21hd%2Fvideos%2F6701221606657712%2F&show_text=false&width=560&t=0

“Ka qenë e pritshme që të takohen Alternativa me Besën, për faktin se deri sa i ndau atëherë ideali, tash i bashkon mundësia e interesit. Ajo që më befasoi negativisht, ishte fakti që Lëvizja Demokratike u bashkëngjit në këtë kohë me këto, një subjekt politik që është në themelim e sipër, që nuk ka struktura ende, as degë as nëndegë, ku mundeshte shumë lehtë të merr aktivistë edhe nga Besa edhe nga Alternativa, gjithë të pakënaqurve”, deklaroi Zejdi.