Zejdi: Fronti Europian as që e ka ndërmend të mbetet në opozitë! Bisedat e VLEN-it me VMRO-në, punë e vogël
-Fronti Europian as që e ka ndërmend të mendoje se do të mbetet opozitë, tha mes tjerash lideri i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi në Daily Click në TV21. Rexhepi tha se janë fitues të votave shqiptare dhe përfaqësues legjitim të shqiptarëve.
“Fronti Europian nuk është futur në garë politike për të qenë as e dyta as e treta është futur për të fituar vendbanimet shqiptare dhe një gjë e tillë u dëshmua, janë numrat janë të dhënat publike, d.m.th legjitimiteti i popullit nga vendbanimet shqiptare, përfaqësimin e fitoi Fronti Europian. Mirëpo intensa e subjekteve maqedone është sekondare se çfarë do të merrte nesër nëse mbetet i pari i opozitës edhe pse nuk kemi të mbetemi në opozitë ne kemi fituar legjitimitetin e popullit në të gjitha vendbanimet shqiptare, por intensa e tyre është ushqimi i egos së tyre nacionaliste se mos vallë Maqedonia e Veriut do të vijë të perceptohet si një shtet binacional”, theksoi Zejdi.