May 16, 2024
Maqedoni

Zbulohet politikani nga Maqedonia vajza e të cilit u arrestua me “miell të bardhë” në Greqi (Foto)

Zbulohet politikani nga Maqedonia vajza e të cilit u arrestua me “miell të bardhë” në Greqi (Foto)
07/8/22 19:41
Autoritetet greke kanë çmontuar një kartel kokaine nga Maqedonia e Veriut, e për pasojë ka rënë në prangat e policisë helene e bija e një politikani maqedonas.

Sipas medieve greke vajza e politikanit maqedonas akuzohet për pjesëmarrje në organizatën kriminale.

Detyra e saj në grupin kriminal ishte shpërndarja e kokainës në lokalet e natës në ishullin luksoz të Greqisë, Mykonos.

Disa mediume maqedonase kanë zbuluar se e cilit politikan është vajza e arrestuar në Greqi, transmeton Almakos.
“Bëhet fjalë për ish kryetar të komunës Veles nga radhët e VMRO-DPMNE-së”, shkruan Sdk.mk.

Mësohet se 21-vjeçarja me origjinë nga Maqedonia e Veriut është personazh i njohur në rrjete sociale, pasi ajo është influencuese në Instagram, me mbi 164 mijë ndjekës.

Bashkë me 21-vjeçaren në pranga ka rënë dhe një 34-vjeçar maqedonas , koka e kartelit të drogës dhe një 34-vjeçar dj i njohur në Shkup.

Sipas dosjes, policia greke kishte kohë që po vëzhgonte bandën e kokainës dhe rezulton se grupi nga Shkupi kishte role të dallueshme.

Në hetimet që kryen u gjetën dhe sekuestruan 437 tableta droge XTC, 220,3 gram kokainë, 270,9 gram metamfetamin, 159,4 gram kanabis, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e kontakteve të tyre.

DJ libanez, 36-vjeçari që ishte klient i kartelit të kokainës nga Shkupit posedonte 3.7 gramë kokainë dhe kur është marrë në pyetje nga policia ka zbuluar skemën si funksiononte grupi duke i “shitur” ata.