May 4, 2024
Maqedoni

Zbulohen gërryes ilegalë të kriptovalutave në Shkup

Në bodrumin e Qendrës tregtare të Qytetit të Shkupit, gjatë një aksioni policor në orët e pasdites, është zbuluar një depo në të cilën kishte aparatura të shumta për gërryerjen e kriptovalutave. Gjatë qëndrimit të ekipit tonë në vendin e ngjarjes nuk kishte prezencë të policisë, ndërkohë nga pamjet e filmuara shihet se vendi ku janë të vendosura aparaturat as që është rrethuar me shirit sigurimi. Përkundër shumë tentimeve për të marrë qëndrim nga Ministria e Punëve të Brendshme, akoma nuk kanë dhënë detaje lidhur me këtë aksion për zbulimin e kësaj depoje ilegale.