May 12, 2024
Lajmet e rejaMaqedoni

Zakharieva: Po bëhen përpjekje që t’i çojmë vaksinat në Maqedoninë e Veriut

Ministri Bujar Osmani sot kishte takim në Sofje me homologen e tij, Ekaterina Zakharieva.

Siç njoftojnë nga MPJ, në takim janë shqyrtuar aktualitetet me coroanvirusin dhe mënyrat se si dy vendet realizojnë bashkëpunimin me menaxhimin e këtyre sfidave.

“Zakharieva vërtetoi se po bëhen përpjekje për gjetjen e mënyrës për çuarjen e vaksinave të premtuara në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e takimit.

Në vazhdim u bisedua për planin aksionar për bashkëpunim të ndërsjellë, mundësi për finalizimin e tij, në funksion të dakordimit të Marrëveshjes eventuale të Konferencës së dytë ndërqeveritare mes dy qeverive, bashkëkryesues të së cilës janë dy ministrat, Osmani dhe Zakharieva.

Bashkëbiseduesit shprehën mirënjohje nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe shfrytëzuan rastin edhe për shkëmbime të mendimeve dhe tema tjera nga interesi i përbashkët i të dyja palëve.