Maqedoni

Zaev: Vitin e Ri ta shohim si kapitull të ri

Kryeministri Zoran Zaev në prag të festave të Vitit të Ri dërgoi një mesazh urimi për të gjithë qytetarët duke uruar që Viti i Ri 2022 t’u sjellë shumë arritje të mbushura me shëndet, gëzim dhe lumturi.

“Të dashur bashkëqytetarë, në fund të vitit 2021 dhe para fillimit të së ardhmes, dua t’ju dërgoj edhe një herë urimet më të mira dhe t’ju falënderoj për besimin që më dhatë. Unë besoj se udhëheqja duhet të vijë nga besimi, jo nga forca. Mbetem i bindur plotësisht se së bashku me ju, me shumicën e popullit në vitin 2017, lamë pas faqet më të errëta të pavarësisë sonë deri më sot dhe se hapëm mundësi të pafundme për vendin tonë dhe për të gjithë ne”, ka shkruar Zaev pasdite në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk”.

Zaev thekson se është i bindur në mënyrë të palëkundur se së bashku me qytetarët është pjesëtar i një gjenerate e cila, siç u tha, nuk është vetëm pjesë e historisë, por se ne jemi autorë të disa prej faqeve tona më të rëndësishme historike të së tashmes maqedonase dhe së ardhmes maqedonase.

“Luftuam që të pranohemi si një vend me identitet të qartë kombëtar sepse ideja qytetare maqedonase është në çdo puls të zemrës së çdo maqedonasi dhe çdo maqedonase dhe çdo qytetari të Maqedonisë tonë të përbashkët. Me synimin e së ardhmes kemi arritur anëtarësimin e shtetit tonë sovran në NATO si aleanca më e fortë ushtarako-siguruese e vendeve demokratike dhe progresive dhe me ftesë të hapur për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, shkruan kryeministri Zaev.

Ai falënderoi të gjithë bashkëqytetarët tanë shqiptarë, turq, vlleh, serb, rom, boshnjak dhe të gjitha bashkësitë tjera etnike, të cilët, siç u tha, treguan mirëkuptim miqësor dhe vëllazëror.

“Do të qëndroj në librat shkollore përkrahja që maqedonasit e marrin nga bashkëqytetarët e tyre këtë periudhë.

Ajo mbështetje, kuptimi i identitetit të mbrojtur maqedonas është me rëndësi të madhe për ndërtimin e një shoqërie. Urat që po ndërtojmë sot janë gjaku i besimit tonë të ndërsjellë dhe i së ardhmes sonë të përbashkët. Në këtë frymë, le ta shohim vitin e ri si një kapitull të ri në komunitetin tonë.

Stilolapsi për të shkruar suksese të reja në atë kapitull është në duart tuaja. Askush tjetër nuk do ta shkruajë historinë tonë apo do të përcaktojë drejtimin e së ardhmes. Kapitujt e rinj mund t’i plotësoni vetëm ju qytetarët. Uroj që viti i ri 2022 t’ju sjellë shumë arritje dhe arritje të mbushura me shëndet, gëzim dhe lumturi, ka shkruar kryeministri Zaev në Fejsbuk.