Maqedoni

Zaev thotë se nuk ka shumicë të re qeveritare

Nga selia e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut është deklaruar lideri i saj, Zoran Zaev.

Fokusin e ka vendosur në informacionet e fundit se gjoja do të ketë shumicë parlamentare, bazuar kjo në rezultatin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Zaev thotë se shumica aktuale parlamentare është stabile dhe e bashkuar, vazhdon rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Falenderoj partnerët e koalicionit të cilët sot, gjatë ditës, treguan qartë se mbetemi bashkë janë të përkushtuar për rrugën drejt BE-së që shteti të vazhdojë të ecë parë. Në këto momente është shumë me rëndësi që të jemi të bashkuar në përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve dhe në sigurimin e ardhmërisë më të mirë për popullin tonë. Sot u hodhën poshtë të gjitha dezinformatat se kemi shumicë të re. Sot u vërtetua qartë se kemi shumicë qeveritare dhe koalicion stabil, të bashkuar që e dërgon popullin tonë përpara, fuqishëm dhe të bashkuar”.