Maqedoni

Zaev sërish përsërit: Vendimi për dorëheqjet pas hetimeve

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev edhe njëherë e ka përsëritur qëndrimin e tij sa i takon dorëheqjeve të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, zëvendësministrit Ilir Hasani, drejtorit të spitalit të Tetovës, Florin Besimi si dhe drejtorit ekonomik të spitalit, Artan Etemi.

“Ashtu siç kam thënë, është e udhës të presim hetimin. Në këtë mënyrë unë do të pres dhe mbetem në qëndrimin të cilin e kam komunikuar. Në bazë të informacioneve të hetimive unë do ta ëj të ditur vendimin për dorëheqjet e dorëheqjet e drejtorit ekonomik, drejtorit të spitalit, zëvendës ministrit dhe ministrit të shëndetësisë”, u shpreh Zaev. /SHENJA/