Maqedoni

Zaev: Qeveria e mbështet paradën e LGBTI-së

Kryeministri Zoran Zaev, në një postim në facebook, ka thënë se Qeveria e tij e mbështet paradën e nesërme të komunitetit LGBTI në Shkup. “Ky komunitet e gëzon mbështetjen e Qeverisë dhe timen në kauzën që nënkupton barazi, e cila manifestohet lirshëm në katër vitet e fundit në shoqërinë tonë”, ka thënë Zaev. “Ne po shfaqim vlera europiane në mes të Ballkanit. Ky është Ballkani ynë i ri, i lirë, human dhe me diversitete”, ka thënë ai. /SHENJA/