Maqedoni

Zaev paralajmëron se do të tërhiqet nga politika pas tre viteve

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se pas tre viteve do të tërhiqet nga politika. Në një intrevistë për Kuririn serb, Zaev ka thënë se një kryeministër në funksion duhet të qëndroj të paktën dy mandate. Në të kundërtën sipas tij ekziston rreziku kryeministri të bëhet autokrat.

“Çdokënd ajo është rrezik, posaçërisht në Ballkanin. Është e shëndetshme të vijnë njerëz të rinj. Tani jam në mandatin e dytë, i cili duhet të përfundojë në vitin 2024 dhe besoj se atëherë edhe do ta përfundojë. Do të kthehem në kompaninë tonë, përsëri do të punojë në mënyrë komerciale. Politika është si një ves- rëndë është të hysh dhe të dalësh. Po, megjithatë, është nder i madh të jesh kryeministër i vendit tënd”, ka thënë Zaev. /SHENJA/