Maqedoni

Zaev nuk beson se Cërvenkovski do të formojë parti të re

Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij të sotme tha se nuk beson se ish kryeministri dhe presidenti nga radhët e LSDM-së, Branko Cërvenkovski do të formojë parti të re, transmeton Alsat. Zaev tha se para se të spekulohet, duhet që fillimisht të pyetet vetë Cërvenkovski.

“Cërvenkovski nuk mund të jetë tjetër përpos LSDM. Këtë e kanë të qartë të gjithë në shoqëri, Maqedonia është e vogël , këtë e kemi të qartë. Nuk besoj në këto tregime, që presidenti Cërvenkovski do të formojë parti të re, nuk është e saktë kjo, por duhet ta pyesni Cërvenkovskin”, deklaroi Zaev.