Zaev në Vjenë, merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot do të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë. Kryeministri Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, do të ketë takim dypalësh me Kancelarin austriak, Sebastijan Kurc, i cili është iniciator dhe nikoqir i Samitit.