July 26, 2024
Maqedoni

Zaev në takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, prej sot e fillon agjendën punuese evropiane, e cila përfshin vizita pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë, informojnë nga kabineti i atij. Në Bruksel Zaev sot do të takohet me kryetaren e Komisionit evropian Ursula Fon der Lajen, me kryetarin e parlamentit evropian David sasoli, me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme Zhosep Borel dhe me komisarin për zgjerim OLiver Varheji.