Maqedoni

Zaev: Ministrat dhe drejtorët e institucioneve nuk janë të korruptuar!

Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit është dëshmi se kjo Qeveri është e paaftë të luftojë korrupsionin, që është e përhapur në të gjithë vendin. Partitë e opozitës kanë deklaruar se shteti po bëhet regjim hibrid, falë pushtetit të korruptuar.

„Një ekonomi produktive, efikase dhe mjaft konkurruese mund të krijohet vetëm duke depolitizuar gjyqësorin dhe administratën, dhe duke krijuar kushte të përshtatshme në përputhje me kërkesat e komunitetit të biznesit, gjë që për fat të keq ky koalicion qeveritar nuk ka arritur të bëjë në katër vitet e fundit.”- deklaroi Timço Mucunski- deputet i VMRO-DPMNE.

Kryeministri Zoran Zaev fajin për korrupsion e hodhi mbi nëpunësit administrativë sepse ato kanë pasur kontakte me qytetarët. Zaev i mbron ministrat dhe drejtorët për të cilët me përgjegjësi pretendon se nuk janë të korruptuar.

“Askund në eshalonin më të lartë, madje as në eshalonin e dytë, nuk vërehet korrupsion. Pra, nuk u gjet te ministrat, tek drejtorët, sipas analizës sistematike është gjetur në pjesën e funksionimit administrativ të institucioneve publike. Kemi përcaktuar nivelin e korrupsionit që ndodh në nivelin e tretë, ku qytetarët prekin sportelin si me certifikatë pronësie, leje ndërtimi, vendim pëlqim, etj dhe ne do ta ndryshojmë këtë.”- pohoi Zoran Zaev – Kryeministër i RMV-së.

Raporti i Departamentit të Shtetit mbi klimën e investimeve në vend vuri në dukje se korrupsioni është një problem i vazhdueshëm, ka ligje, por qeveria ndjek vetëm kritikët dhe shkelësit e kalibrit të vogël.