May 4, 2024
Maqedoni

Zaev: Maksim Dimitrievski favorit për të rikandiduar në Kumanovë

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se LSDM-ja përmes anketave do të përcaktohet për kandidatin me të cilin do të garojë në zgjedhjet lokale në Kumanovë, shkruan gazeta Lajm. Megjithatë, Zaev tha se favorit në garën brenda LSDM-së, është kryetari aktual i Kumanovës Maksim Dimitrievski. “Ne jemi demokrat, e dëgjojmë zërin e qytetarêve dhe përmes anketave do ta bëjmë zgjedhjen më të mirë. Gjithsesi, Maksim Dimitrievski është favorit. Por, si të gjitha partitë edhe te ne gjithë procedura duhet të kalojë përmea organeve partiake”, tha Zaev sot në Kumanovë.

Përveç Maksim Dimitrievskit, ambicie për të kandiduar për Kumanovën nën siglën e LSDM-së kanë shprehur edhe deputeti i kësaj partie Martin Kostovski dhe drejtori i SH.A “Ekonomia e Ujëravë” në Kumanovë, Oliver Ilievski./Gazeta Lajm