Zaev ia ofron Mickovskit disa deputetë të LSDM-së?!
Revista Fokus në numrin e saj më të ri analizon “lojërat pas peredeve” në skenën politike në Maqedoninë e Veriut. Në tekstin me titull ‘Lojërat politike: Ahmeti ka përgatitur plan për amnestim të Gruevskit, kurse Zaev i ka ofrur deputetë Mickovskit për zgjedhje të parakohshme?!”, Fokus shkruan se ndryshimet super të shpejta të Kodit Penal, me të cilat ulen dënimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim kriminel, kanë disa qëllime.
Fillimisht, bëhet amnistimi momental i funksionarëve të garniturës aktuale qeveritare për të cilët ka procedura vijuese dhe amnistim në të ardhmen i atyre që do të mund të përndiqen pas ndryshimit të pushtetit, transmeton Zhurnal. Pastaj, i shtrihet dora VMRO-DPMNE-së, e cila në mënyrë declarative ishte “kundër”, por praktikisht siguroi kuorum për këto ndryshime, që njëheri mundësojnë amnisti edhe për shumë funksionarë të VMRO-së, kryesisht të përfshirë në rastet e PSP-së.
Poashtu bëhet amnisti e pjesërishme e ish kryeministrit Gruevski, të cilit do t’i vjetërohen disa vepra, kurse për veprat tjera përmenden modalitete dhe mënyr tjera.
“Pasi Pendarovski ka refuzuar ta amnistojë, në lojë futet Gjykata Supreme”, shkruan Fokus, në numrin e saj më të ri.