Kolumna

Zaev e pat emëruar Bujar Osmanin koordinator të ndërtimit, Kovaçevski emëroi Grubin!

Shkruan: Xhevdet Hajredini

Jo rastësisht, mu në kohën kur “Grupi i Zjarrit” nga Ali Ameti kërkon Grubi të shkarkohet, Kovaçevski është i detyruar atë ta shpallë “koordinator” të ndërtimit në kohë të gjithë projekteve të qeverisë, të cilët nuk janë realizuar deri tani. Kështu dikur edhe Zaevi Bujarin e bëri koordinator të autostradave. Rezultati i Bujarit është fillimi solemn i ndërtimit të dy km. të para të aksit Shkup – Bllacë, që do të zgjas jo më pak se 6 vjetë dhe do kushtojë jo më pak se 28 milionë euro.

Pas krejt kësaj që po ndodh ditëve të fundit në vend, mirë do ishte edhe për vet atë, kryeministri menjëherë të dorëhiqet.