Zaev dënoi agresionin rus, ukrainasit janë heronjtë tanë!
Ish-kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, shprehu mbështetjen e tij për popullin ukrainas dhe dënoi ashpër agresionin rus.
“Këto ditë po jetojmë çdo moment me popullin ukrainas. Ne mbështesim, simpatizojmë, ndajmë dhimbjen dhe guximin e tyre. Ata janë heronjtë tanë, dhe ne jemi mbështetësit e tyre. “E dënoj fuqishëm agresionin që po bëhet kundër Ukrainës sovrane këto ditë dhe në të njëjtën kohë i dërgoj mbështetje edhe më të fortë lidershipit të vendit dhe gjithë popullit ukrainas për të mbijetuar dhe mbrojtur atdheun e tyre”, tha Zaev.
Ish-kryeministri theksoi se të gjithë së bashku “Maqedonia e Veriut, NATO, BE, e gjithë bota demokratike, qëndrojmë në anën e paqes, dialogut dhe sigurisë, kundër agresorëve të rrezikshëm ushtarakë dhe të pacivilizuar.
Lavdi Ukrainës”, tha Zaev.