Maqedoni

Zaev bëhet gaz i botës, i bie pishman për dorëheqjen

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, do ta anulojë dorëzimin e dorëheqjes deri në stabilizimin e situatës në vend – kanë thënë burime partiake për gazetën “Fokus”.

Kjo do të thotë se do të shkohet në votimin për besimin e Qeverisë.

Një nga argumentet për anulimin e dorëheqjes është mundësia që RMV-ja t`i fillojë negociatat me BE-në në Dhjetor.

Zaevi pret që vendi në Dhjetor do t`i nis negociatat për shkak të mbështetjes së fuqishme ndërkombëtare.

Pra Zaev nuk arriti ta mbaj fjalën as edhe për këtë deklaratë të dhënë para syve të botës pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Ai në vazhdimësi thoshte se do të tërhiqet nëse humb Shkupin. Kryeqytetin e humbi, tani po tërheq deklaratën për dorëheqje. Por me këtë veprim e humbi edhe atë tro burrëri që i pat mbetur./nevs33