October 8, 2024
Showbiz

Yjet e Holivudit pinë çaj të prodhuar në Maqedoni nga “Alkaloid” (Video)

Diva e Holivudit dhe ish aktorja kryesore në filmin e Xhejms Bondit, Denise Richards, shijon një filxhan çaj Good Nature!

Në sezonin e fundit të “The Real Housewives of Beverly Hills”, një nga emisionet më të ndjekura amerikane të kësaj natyre, Denise Richards, në shoqërinë e pjesës tjetër të ekipit, shijon një filxhan çaj Good Nature.

Në episodin e dhjetë të sezonit aktual të 13-të, një nga yjet e shout, Krystal Kung Minkoff, shërben çaj “Good Nature” si pijen e saj të preferuar në festën “taco” që ajo organizon për kompaninë e saj në Beverly Hills, transmeton Lideri.mk. Vetëm episodi i përmendur arriti një shikueshmëri prej mbi 1,100,000 shikuesish, që për markën tonë nënkupton arritjen e shikueshmërisë së madhe dhe është një tjetër konfirmim se cilësia njihet gjithmonë – në shtëpi dhe në botë! – thonë nga “Alkaloid”.

“Alkaloid” si prodhues çaji është prezent në tregun amerikan për gati 20 vjet, fillimisht përmes bashkëpunimit me AVEDA, anëtare e grupit Estee Lauder, dhe më pas me vendosjen e portofolit të saj Good Nature në vitin 2010. Katër vjet më vonë, si hapi tjetër në zgjerimin e markës Good Nature, çajrat Alkaloid u bënë të disponueshëm për shitje përmes platformës më të madhe të tregtimit online, Amazon./Lideri