Maqedoni

Xhamia mes Velesit dhe Shtipit, ndër xhamitë më të vjetra në Ballkan: Minarja që ende sfidon shekujt!

Vetëm kjo minare dhe këto rrënoja të Xhamisë së Mehmet Agës kanë mbetur nga historia e banorëve të fshatit Xhumajli ose siç njihet sot si fshati LLozovë, i cili gjendet ndërmjet Velesit dhe Shtipit, raporton KlanMacedonia.

Historiani I artit dhe Këshilltari në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi, thotë se kjo Xhami, veçanërisht minarja posedon karakteristikat e një objekti të lashtë në bazë të disa rekomandimeve të Këshillit të Evropës dhe disa kritereve të konventës së Venecisë, duhet të mbrohet dhe të trajtohet sipas rregullave të diversitetit.

“Ne apelojmë prej këtu deri te shteti dhe organet përkatese, edhe pse ne e bëjme në kuader të mundësive tona aty ku jemi që kjo xhami e Lozovës ose e Xhumajlise, mesxhidi i Mehmet Ages ose ajo e Tabanovcit në Kumanovë, në Demir Hisar dhe kuptohet problemi akut xhamia e carshise në Prilepit, në bazë të rekomandimeve të këshillit Evropian dhe duke u nisur nga kriteret e Konventes së Venedikut duhet gjithsesi të restaurohen dhe të trajtohen në mënyrë të barabartë me objektet tjera, edhe pse në këto vende ose nuk ka ose myslimanët janë pakicë, deklaroi Behixhudin Shehapi – historian i artit.

Dikur ky fshat ishte i banuar kryesisht me banor të përkatësise fetare islame të cilët nga fundi i 1945 u shpërngulën nga ky fshat, sot përveç shtëpive të rrënuara ka mbetur edhe kjo minare dhe këto rrënoja të xhamisë së Mehmet Agës e cila daton që nga shekulli pesëmbëdhjetë dhe është kthyer në një atraksion për vizitorët e huaj. /KlanMacedonia/