Xhaferi të shtunën prezent në mbledhjen e BDI: Edhe nëse kam pakënaqësi, nuk veproj si fraksion
Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në brifingun që pati sot me gazetarët njoftoi se të shtunën do të merr pjesë në mbledhjen e kryesisë së BDI-së, edhe pse, sipas tij, dega e Gostivarit nuk është e kënaqur nga Kryesia e re, transmeton TV21. Xhaferi tha se edhe përkundër pakënaqësive dhe revoltës, nuk do të veprojë si fraksion.
“Unë jam më tepër se 20 vjet në parti dhe edhe nëse jam i pakënaqur për diçka, unë nuk do të veprojë si fraksion”, tha Xhaferi.
Ndryshe, të shtunën Kryesia e re e BDI-së i ka ftuar ministrat e kësaj partie që të referojnë për punën e bërë deri më tani. Xhaferi tha se ai nuk duhet të referojë pasi nuk është pjesë e ekzekutivit./tv21.tv