Xhaferi: Partitë opozitare shqiptare deri më 18 dhjetor të dorëzojnë propozimin për anëtar të KSHZ-së!
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, siç përcjell KlanM, dje Kryetarëve të partive opozitare shqptare, Izet Mexhitit, Bilall Kasamit, Arjanit Hoxhës dhe Skender Rexhepit, ua ka dërguar Raportin e Komisionit Parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve me listë të konstatuar të kandidatëve për anëtar të KSHZ-së.
Në letrën e dërguar nga Kryeparlamentari Xhaferi, siç njofton KlanM, thuhet se partitë opozitare shqiptare, më së voni deri më 18 dhjetor 2023 deri ora 16:30 duhet që përmes shkresës t`i dorëzojnë propozimin për anëtar të KSHZ-së nga lista e dorëzuar.
Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve konstatoi listën me pesë kandidatë, prej të cilëve duhet të zgjidhet anëtari i KSHZ-së.
Ata janë, Beat Dauti – Jurist i diplomuar, Abdush Demiri – Ekonomist, Robert Trajkovski, Samir Rakipi dhe Zulfi Adili.
Pas vërtetimit të kandidatit, për të duhet të votohet në seancë parlamentare.
Ndryshe, pas emërimit të Krenar Llogës për Ministër të Drejtësisë, u zbraz një vend në KSHZ-në.