Xhaferi: Nuk kam shkelur Rregulloren e Punës me shtyrjen e votimeve për ndryshimet kushtetuese
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot në konferencë për shtyp i hodhi poshtë akuzat e VMRO-DPMNE-së se ka vepruar në mënyrë joprofesionale kur e ka shtyrë votimin për nevojën e ndryshimeve kushtetuese pas shterrimit të listës së folësve në seancën plenare me 18 gusht.
Xhaferi tha se “tendenca për informim të rrejshëm ka bërë që ai t’ua shpjegojë qytetarëve veprimin e tij”.
Seanca është thirrur për 18 gusht sipas kapitullit 5 të Rregullores së punës, i cili parasheh hapat për zhvillimin e seancës, tha Xhaferi.
Siç tha, vazhdimi ka përfunduar me konstatimin e tij se kërkimi ka përfunduar dhe se deputetët do të njoftohen më tej se kur do të vazhdojë seanca.
Kryetari i Kuvendit iu referua nenit 81 të Rregullores së punës.
VMRO-DPMNE sot e ka akuzuar Xhaferin se nuk e ka respektuar Rregulloren e seancës lidhur me nevojën për ndryshime kushtetuese.