Xhaferi: Kuvendi nuk është vend ku Bilall Kasami mund të drejtohet si kryetar komune
Kryetari i Kuvendi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot pasdite, pëmes deklaratës së shkruar reagoi ashpër ndaj kryetarit të qytetit të Tetovës dhe kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili, siç thotë nër eagim, “e keqpërdori Kuvendin me atë që i shkeli procedurat e vendosura parlamentare për mbajtjen e konferencave për shtyp në ndërtesën e dhomës ligjvënëse, për promovim personal politik”.
“Në Kuvend është parashikuar procedurë e veçantë për mënyrën e mbajtjes së konferencave për shtyp për atë se ku dhe kush mund të shfrytëzojë këtë të drejtë. Në përputhje me këtë, Pres-qendra në dhomën ligjvënëse është e dedikuar vetëm dhe vetëm për deputetët e mandatit aktual, kështu që, është e paqartë se sot Kasami në çfarë cilësie ishte i pranishëm dhe u drejtua në konferencën e paparalajmëruar për shtyp në Kuvend. Si ish deputet, Kasami duhet të jetë i informuar për procedurat e dhomës ligjvënëse dhe të dijë se Kuvendi nuk është vendi ku ai mund të drejtohet qoftë si kryetar komune ose si kryetar partie”, thekson Xhaferi.
Përveç kësaj, në shkeljen e rregullave dhe normave parlamentare, Kasamit ju bashkëngjitën dhe e mbështetën edhe disa deputetë tjerë të cilët në kundërshtim me rregullat e vendosura, i mundësuan të drejtohet nga pres-qendra e Kuvendit, nga vendi i paraparë vetëm për deklarata të të zgjedhurve të popullit.
Deputetët nga partitë Lëvizja demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa, të cilat janë pjesë e koalicionit Lidhja evropiane për ndryshime, sot nga foltorja e Kuvendit paralajmëruan se do të veprojnë në një grup të deputetëve, koordinuese e të cilit do të jetë deputuetja Safije Sadiki Shaini.