Maqedoni

Xhaferi: Ka kohë edhe 50 ditë, qytetarët mund të pajisen me dokumente të reja

RTV21
Menu
Search for
Switch skin
Xhaferi: Ka kohë edhe 50 ditë, qytetarët mund të pajisen me dokumente të reja
6 Mars, 2024Përditesimi i fundit: 6 Mars, 2024

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi thotë se statistikat që ka marrë nga MPB tregojnë se për një muaj, pra në muajin shkurt, janë bërë 123.983 kërkesa për pasaporta, prej të cilave janë përgatitur mbi 95.000.

Sipas Xhaferit, për letërnjoftime janë bërë 82.235 kërkesa, ndërsa janë lëshuar 71.410 letërnjoftime, kurse për patenta të shoferit janë bërë 46.280 kërkesa, ndërsa janë përgatitur 39.552. Xhaferi thotë se ka hapësirë që deri para zgjedhjeve, edhe 100.000 qytetarë të pajisen me letërnjoftim me emrin e ri të shtetit.

“Duke e marrë parasysh se ka edhe 50 ditë deri në zgjedhje, me këtë dinamikë, 100.000 që sillet si informacion që nuk kanë dokumente, me këtë dinamikë gjatë muajit mars mundet të gjithë të pajisen me dokumentet përkatëse. Por, është iniciale që qytetarët të nisin kërkesat”, tha mes tjerash Xhaferi.