Xhaferi: Bajrami festë e cila nxit solidaritetin
Kryeministri Talat Xhaferi ka uruar besimtarët myslimanë që festa e Fitër Bajramit të sjellë shëndet, paqe, mirëqenie dhe harmoni në shpirt, në familje, në shtet.
“Është festë që i bashkon familjet, të afërmit, miqtë, fqinjët ndër shekuj, duke përcjellë mesazhin e vlefshëm se vetëm lumturia e përbashkët sjell lumturi të vërtetë. Është festë e cila nxit solidaritetin dhe forcën shpirtërore te njerëzit për respekt të ndërsjellë, për durim dhe mirëkuptim, si rrugë e vetme drejt paqes së dëshiruar. Prandaj, le të bëjmë vepra të mira, le të jemi gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe me dorën e shtrirë ndaj njëri-tjetrit të përparojmë
bashkë të gjithë. Uroj të keni shëndet të mirë dhe forcë për të kryer misionin fisnik që e keni, për të udhëzuar në rrugë të drejtë dhe të ndershme pjesëtarët e konfesionit islam. Ndërsa ne, si politikan, do të mbështesim akoma më fortë ndërtimin e shtetit tonë të përbashkët, duke plotësuar të drejtat dhe obligimet e çdo një komuniteti, për të vazhduar storjen e suksesshme të shtetit multietnik në rajon, i cili në kohën e sfidave globale u tregua tejet i nevojshëm për familjen e shteteve evropiane”, thuhet në urimin e Xhaferit.