May 4, 2024
Rajon - Botë

Vuçiqin e bën nervoz pyetja e gazetarit kosovar

Pas takimeve që pati me krerë shtetesh në Bruksel, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pati një ballafaqim me gazetarin kosovar Xhemajl Rexha.

Gazetari Rexha e pyeti për mosnënshkrimin e marrëveshjes, por duket se Vuçiq nuk ishte i interesuar të flasë për këtë temë, kësisoj u shfaq në siklet.

“Vetëm mos u bë kaq i zhurmshëm, te lutëm. Unë të dëgjova ty mirë, pse je kaq nervoz, unë mund ta imagjinoj pse je kaq nervoz, unë nuk jam ishurdhër, do të prononcohem çfarëdo që kam nevojë të them, mos u shqetëso. Nuk ishte çështja me nënshkru apo mos me nënshkru diçka, ne kaluam rreth kësaj çështje në Ohër, para Ohrit dhe aktualisht çka kemi nënshkruar është procesi i marrëveshjes më 2013 që ta dish dhe ajo u nënshkrua nga dy palët”, i tha Vuçiq i tensionuar.