May 17, 2024
Maqedoni

Vuçiqi: Kurti dëshiron ta fitojë Ahmetin dhe të qeverisë me Maqedoninë e Veriut

Albin Kurti dëshiron të qeverisë edhe me Maqedoninë e Veriut, thotë presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Në këtë deklarat për mediat serbe nga Njujorku, Vuciqi thotë se qëllimi i kryeministrit kosovar është që ta fitoje BDI-në (partinë e Ali Ahmetit) dhe pas zgjedhjeve parlamentare të bëhet pjesë e pushtetit në Maqedoni.

“Deshiron të qeverisë edhe me Maqedoninë e Veriut. Po seriozisht, dëshiron ta fitoje Ali Ahmetin në zgjedhje që të qeverisë pas zgjedhjeve te muajit maj”, ka thënë Vuçiq transmeton “360 shkallë”.

Dilema për pjesemarrje të mundshme të partisë së Albin Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni, u shfaq kah fundit i vitit te kaluar ne dhjetor, ne momentin kur 3 partitë opozitare shqiptare të perfshira në “Lidhjen Evropiane për Ndryshim” paralajmëruan se në Listat e tyre per deputet do të ketë edhe përfaqësues nga partia e Albin Kurtit.