Vuçiq: Qëllimi i ndërkombëtarëve është ta detyrojnë Serbinë që ta njohë Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare është që ta detyrojë Serbinë ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Ai para mediave në Beograd theksoi se nuk do të pranojnë ta njohin Kosovën.
Vuçiq theksoi vendin e tij e presin javë dhe muaj të vështirë.
“Do të jemi nën presion shumë më të madh, do të përdorin dhe keqpërdorin situatën se Serbia ka diçka për të humbur. Prandaj i vendosin shqiptarët nën sanksione, të cilat nuk janë aq serioze, dhe me këtë në fakt po shantazhojnë Serbinë, sepse kemi diçka për të humbur”, shtoi presidenti i Serbisë.