June 17, 2024
Kosovë

Vuçiq për tre policët e kindapuar: Ata po hanë rrush, ëmbëlsira dhe po pinë Coca-Cola

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka mohuar se po keqtrajtohen tre policët kosovarë të kidnapuar javën e kaluar nga forcat serbe.

“Ata po hanë rrush, ëmbëlsira, pinë Coca-Cola dhe asgjë nuk mungon”, tha Vuçiq pas takimit me presidentin hungarez Viktor Orban.

Orban i ka bërë thirrje Vuçiqit që t’i lirojë tre policët, duke i thënë se mbajtja e tyre dëmton Serbinë ndërkombëtarisht.

Presidenti i Serbisë tha se vetëm serbët janë keqtrajtuar.

“Asnjë shqiptar nuk u pushkatua, vetëm serb. Ata u arrestuan, u rrahën dhe u keqtrajtuan”, tha Vuçiq.

Vuçiq: Nuk do të flas me Kurtin derisa të lirohet çdo serb i arrestuar

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të marrë pjesë në bisedimet me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel, pas ftesës nga BE-ja.

Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas mbledhjes së Qeverisë së Serbisë dhe Hungarisë.

“Me Viktorin kam biseduar për gjithçka që po ndodh rreth Kosovës, kam shkuar në bisedime për 11 vjet, kam marrë pjesë në të gjitha bisedimet… Gjithmonë kemi dashur të arrijmë kompromise për të ruajtur paqen. Ne ia dolëm dhe përparuam më shpejt. .. Besuam se e gjithë kjo ishte e mundur derisa erdhi në pushtet Kurti, i cili kurrë nuk donte të fliste… Ai kurrë nuk donte të dëgjonte… Më lejoni t’ju them, unë nuk fle natën”, tha Vuçiq, cituar nga B92.

“Nuk do të flas me Kurtin derisa të lirohet çdo serb i arrestuar dhe derisa kryetarët e tyre të dalin nga komunat”, shtoi ai.