Opinion

Vuçiçi po i numëron ditët, Rama e ka radhën, Open Ballkani ra në “dy gjunj”

Shkruan: Ylber Pilku, Nju Jork

(Foto: Ylber Pilku, Xhozef Dioguardi)

✌️✌️💪💪🇦🇱🇦🇱🇽🇰🇽🇰🇺🇸🇺🇸🥰🥰🥰🥰🇺🇸🇺🇸🇽🇰🇽🇰🇦🇱🇦🇱💪💪✌️✌️🙏🙏!
Erërat e lirisë që po fryejnë në mbarë botën, kanë përfshi edhe Serbinë. Këmbëngulësia e studentëve serbë për të kërkuar përgjegjësi nga regjim i kalbur që mori 14 viktima në Novi Sad, po lëkund themelet e një sistemi si ai i Vuçiqit, i cili deshi të ringjallë në mënyrë perfide Jugosllavinë.

Nuk duhet të kemi iluzione dhe të presim se një pushtet i ri në Serbi sado demokratik të quhet, do të ketë qëndrim shumë më të mirë kundrejt shqiptarëve, veçanërisht kundrejt Kosovës🇽🇰.

Por me rëndësi eshtë se tani kur regjimi i Vuçiqit po numëron ditët e fundit, me rënien e tij gjithnjë e më evidente, do të dështojnë edhe planet e tij të dëmshme për të ngjallur hegjemonizmin serb në rajon, përmes Open Ballkanit.

Vuçiq, edhe përmes bashkëpunëtorëve shqiptarë, kishte arritur të ideojë një projekt, i cili dështoi falë kundërshtimit të guximshëm të presidentes kosovare Vjosa Osmani🇽🇰,kryeministrit Albin Kurti 🇽🇰dhe goditjes vdekjeprurëse që këtij projekti ia dhanë doktor Sali Berisha 🇦🇱🇽🇰dhe ish presidenti Ilit Meta🇦🇱🇽🇰.Falë guximit dhe mjeshtrisë së tyre, dështoi plani që një projekt anti shqiptarë të “ulet këmbëkryq” në Shqipëri🇦🇱.

Kundërshtimi, sado i vështirë që ishte dha rezultate. Open Ballkan tashmë është projekt i dështuar. Jo vetëm kaq, por falë luftës së guximshme të liderëve të lartpëtmendur filloi të dekompozohet edhe struktura politike që barte mbi supe atë. Dekompozimi po vazhdon me rënien e presidentit serb që sado të zgjasë, nuk e pret pranverën. Do të vazhdon më tutje me fitore historike të forcave anti Open Ballkan në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, kurse do të rrumbullakësohet me fitoren edhe më të madhe të opozitës shqiptare në zgjedhjet e majit në Shqipëri🇦🇱.