Shqipëri

Vuçiç: Pas Bashës qëndron Berisha, ata duan Shqipërinë e Madhe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste në televizionin B92 në Beograd, ka folur për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Vuçiç, i cili është presidenti i parë serb që flet për zgjedhjet në vendin tonë, ka thënë se po i ndjek sondazhet e dhëna, ku sipas tij diferenca mes palëve është vetëm 1 deri në 3%.

Për Vuçiçin, pas liderit të opozitës, Lulzim Bashës qëndron ish-kryeministri Sali Berisha, dhe sipas tij ata duan Shqipëri e Madhe.

Komenti i Vuçiç erdhi pasi gazetari e pyeti presidenti serb lidhur me një deklaratë që ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë kohët e fundit mbi zhvillimet politike rajonale.

“Jam krenar për faktin se unë jam pengesa e tyre më e madhe, sepse ata flasin hapur për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe askush nuk reagon ndaj kësaj”, u shpreh ndër të tjera presidenti serb.

Gjatë emisionit “Fokus” Vuçiç gjithashtu ka folur për dialogun me Kosovën, ku ka thënë se ata janë të gatshëm për dialog, dhe jo si Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, të cilët nuk e duan dialogun.