Vritet një grua në Prishtinë nga plaçkitësi
Një grua ka mbetur e vdekur në fshatin Sinidoll të Prishtinës.
Rastin e ka konfirmuar për Kohën, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi”.
Sipas saj, Policia si dhe mjekët emergjentë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete.
“Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri”, ka thënë ajo.
Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmojnë hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.
Burime të Kohës kanë thënë se bëhet fjalë për një rast të plaçkitjes.