Vritet një 40-vjeçare shqiptare në Athinë, u gjet e vdekur me një thikë në trup
Gjendet e vdekur gjatë orëve të para të mëngjesit një 40 vjeçare shqiptare në zonën Menidhi të Athinës.
Policia thotë se trupi i 40-vjeçares u gjet në rrugë me një thikë në trup.
Pranë saj u gjet edhe çanta në të cilën duket se nuk mungonin sendet e saj dhe paratë, çka i bën autoritetet të besojnë se nuk ka qenë shkak grabitja.
Ajo ishte veshur mirë dhe dukej se kthehej nga aktivitet zbavitës. Policia po heton për gjetjen e autorëve. Po shoqërohen familjarët e saj.