Kosovë

Vritet në Gjermani boksieri kosovar Besar Nimani

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, kanë njoftuar familjarë të tij.

Siç raporton Bild nga deklarimet e dëshmitarëve, 38-vjeçari është qëlluar me të dalë nga një restorant.

Sipas “Bild”, vdekja e boksierit është konstatuar në vend të ngjarjes.

Ndaj mitrovicasit thuhet se kishte pasur sulm edhe në vitin 2013. Dorasi është në arrati.