Vriten dy vëllezër në Gjakovë
Dy persona janë vrarë të dielën në Gjakovë, ka njoftuar Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se viktimat janë vëllezër.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në fshatin Madanaj, ku viktimat janë qëlluar me armë zjarri. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, e tjetri rrugës për spital.
“Bëhet fjalë për vrasjen e dy personave, vëllezër. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, e tjetri rrugës për spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj të moshës madhore. Në këto momente janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin policor.
Sipas mediave lokale Dy vëllezërit kanë mbetur të vdekur pas një konflikti pronësor me të dyshuarin.