April 30, 2024
Kosovë

Raportohet për therje me thikë të disa personave në parkun e qytetit në Prishtinës

Raportohet për therje me thikë të disa personave në parkun e qytetit në Prishtinës
Disa persona janë therë me thikë të hënën në Prishtinë. Sipas informatave fillestare, rasti ka ndodhur pak më parë në lagjen “Kacallarët”.

Sipas pamjeve që ka siguruar KosovaPress, shihet se në këtë përleshje janë të përfshirë disa persona dhe se ngjarja ka ndodhur afër parkut të qytetit në Prishtinë.

Sipas pamjeve shihet se një prej të dyshuarve është ndaluar nga një qytetar.

Teve1.info është në pritje të konfirmim dhe detajeve të tjera nga Policia e Kosovës.