April 28, 2024
Maqedoni

Vrasje në qendër të Shkupit (Foto)

Në një shtëpi të braktisur në afërsi të rrugës “Advokatska” në qendër të Shkupit, sot është gjetur një person i vdekur me lëndime të dukshme.

Siç njoftoi MPB-ja, rasti është denoncuar mëngjesin e sotëm në orën 07:45.

Në terren kanë dalë pjesëtarët e policisë, kurse një mjek i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen, shkruan PlusInfo.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë u dorëzua për obduksion dhe po punohet për zbardhjen e rastit./Lideri.mk