Kosovë

Vrasje në Prishtinë, autorja femër

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prishtinë.

Skip AdAdvertisement
Dyshohet se një grua ka kryer vrasjen.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.
Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër .Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Policia.