Vrasja në Tetovë, arrestohet një person, bastisje në fshatin Gajrë
Në lidhje me ngjarjen në të cilën më 05.07.2024 në Tetovë, një person i cili ka qenë në mjetin “Mercedes” ka shtënë në drejtim të mjetit “BMW” në të cilin ndodhej personi me iniciale R.T (39), i cili ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra, ju njoftojmë se janë ndërmarrë masa shtesë nga MPB- Byroja e Sigurisë Publike për gjetjen e personit për të cilin ekziston dyshimi se është autor i mundshëm, njofton MPB.
“Me urdhër të Gjykatës Themelore të Tetovës janë kryer bastisje në tri lokacione në fshatin Gajre, nga të cilat janë sekuestruar mjete të dobishme për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa një person është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për një bisedë informative. Veprimet e përgjithshme ndërmerren në koordinim me Prokurorinë Publike kompetente dhe në të gjithë rastin që nga momenti i parë janë të përfshirë zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë për Krime në BSP”, thuhet në komunikatë.
Motivi i vrasjes nga një veturë në lëvizje që ndodhi të premten mbrëma në Tetovë, jozyrtarisht, është vazhdim i një sherri të vjetër mes dy familjeve dhe lidhet me të shtënat në spitalin e Tetovës para disa muajsh.