Maqedoni

Vrasja e mjekut në Shkup, caktohet arrest shtëpiak për dy persona

Ka kaluar një javë prej kur është gjetur trupi i pa jetë i mjekut 67 vjecar nga Shkupi që është vrarë para poliklinikës së Hekuranës.

Prokuroria Publike ka njoftuar se dy nga tre të ndaluarit, të cilët dyshohet se kanë vrarë mjekun Aco Trpkovski, u është caktuar arrest shtëpiak për 48 orë .

“Duke pasur parasysh se ende janë duke u ndërmarrë veprime për sigurimin e provave, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup mbrëmë i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orësh për dy nga personat të cilët janë ndaluar në lidhje me vrasjen e mjekut në Hekuranë të Shkupit. Propozimi është pranuar dhe është përcaktuar masa e kërkuar”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Për rastin e vrasjes së mjekut në Shkup dje ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski tha se sipas gjetjeve fillestare, motivi i vrasjes nuk ka lidhje me profesionin.

Poashtu janë kontrolluar kamerat e sigurisë rreth objektit rreth ploklinikës së Hekuranës si dhe kamerat e sigurisë nga qyteti i sigurtë.

Janë marrë në pyetje 20 persona që kanë lidhje private ose profesionale me mjekun familjar Aco Trpovski.