Shqipëri

Vranë shokun e tyre, Gjykata e Elbasanit jep dënimet për katër adoleshentët nga Gramshi

Gjykata e Elbasanit dha dënimin për 4 adoleshentët të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh. Ngjarje e ndodhi në maj të vitit 2023.

Ergi Karaj u dënua 12 vite burg për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuaese, 10 vite burg për veprën penale plagosje dhe 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe 5.5 vite për armë mbajtje. Në total ai u dënua 27 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar Gjykata vendosi përfundimisht 18 vite burg.