Vodhi 80 mijë euro në Francë, i blen shtëpi dhe veturë babait në Kosovë
Një 22-vjeçar që dyshohet se është nga Kosova, e që jeton në Strasburg të Francës, është arrestuar pasi kishte vjedhur 80 mijë euro nga kompania ku punonte. Sipas mediave franceze i riu kosovar punonte në një kompani të duhanit në Francë, dhe me paratë që ka vjedhur i ka blerë babait të tij në Kosovë shtëpi dhe veturë.
I riu fillimisht kishte nisur punën si praktikant, para se të punësohej me kontratë. Për tri vjet me radhë, i riu që dyshohet që ka vjedhur mbi 80,000 euro pa dijeninë e shefit të tij. Vjedhjen e ka bërë përmes arkës së parave të gatshme, duke bërë më pas rimbursime false. Raportohet se, pas bisedës në Prokurori, djali dhe babai të cilët akuzohen për mashtrim dhe pastrim parash, pranuan veprën penale.