BallinaMaqedoni

VMRO: Zëvendëses së Filipçes i interesojnë vetëm manipulimet me tenderë

Neurokirurgu i Zaevit, Venko Filipçe dhe ish-kryetarja e Soros-it në Maqedoni, Viktorija Avramovska Madiq, nuk mund të jenë fytyrat e reja të LSDM-së, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje thonë se të dy janë dorë e zgjatur e Zoran Zaevit, i cili ende udhëheq LSDM-në.

“Avramovska Madiq, e cila ditë më parë u zgjodh deputete e neurokirurgut të Zaevit, Filipçe, i interesojnë vetëm pagesat e honorarëve mujore dhe është specialiste e manipulimit dhe marrjes së tenderëve shtetërorë.

Derisa Avramovska Madiq ishte zyrtare shtetërore, gjegjësisht sekretare në Qytetin e Shkupit, kompania e kunatit të saj ka marrë tender nga qyteti për blerjen e një shkalle shpëtimi nga zjarri në vlerë prej 1.7 milionë euro”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje gjithashtu akuzojnë se kompania e dhëndrit të Avramovska Madiqit gjatë qeverisjes së LSDM-së ka fituar edhe tenderë të tjerë, vlera e të cilëve kalon katër milionë euro.