VMRO: Raporti i BE-së e vërtetoi se BDI dhe LSDM janë të zhytur në krim dhe korrupsion
Nga VMRO-DPMNE bëjnë të ditur se raporti i BE-së për Maqedoninë e Veriut i vërtetoi deklarimet e tyre se BDI dhe LSDM bënë vendin si vendi më i korruptuar në Evropë dhe me gjyqësi më të varur.
Sipas tyre, ky është raporti më i keq që e ka marrë Maqedonia e Veriut dhe jo që s’ka përparim, por ka hapa pas në disa fusha.
“Ky raport e vërtetoi katastrofën në gjyqësi, posaçërisht kritikat për ndryshimet në kodin penal, me procedurë të shpejtë për të cilën ne gjatë gjithë kohës kemi thënë se ligji nuk duhet të miratohet”, thonë nga kjo parti.
Ata shtojnë se sipas BE-së, korrupsioni është i pranishëm në shumë fusha dhe gjendja është shqetësuese, kurse Qeveria vazhdon për çdo ditë me skandale të reja.