BallinaMaqedoni

VMRO kërkon përgjegjësi për sallat kirurgjike, thotë se ministri Demiri nuk e ka idenë se çfarë po ndodh

Duhet të ketë dhe do të ketë përgjegjësi personale, morale dhe politike, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, në lidhje me konferencën për media të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Demiri, për zhvillimet me sallat e kirurgjisë së klinikës “Nënë Tereza”  në Shkup. Sipas Stoilkovskit, ministri nuk ka kërkuar përgjegjësi as nga menaxhmenti, as nga shërbimet e përbashkëta të përgjithshme dhe as ai personalisht nuk ka marrë përgjegjësi.

“Kjo të nderuar duhet të ketë përgjegjësi patjetër, kirurgjia-qendra klinike, shtylla e shëndetësisë po shkatërrohet nga themeli e Ilir Demiri nuk ia ka idenë çfarë po ndodh. Por prandaj Ilir Demiri mjafton si ministër i LDS/BDI-së për të mbrojtur drejtorët e Kirurgjisë dhe të Toksikologjisë dhe të mbajë fjalime politike duke akuzuar VMRO-DPMNE-në për spitalin në Leshok”, tha Naum Stoillkovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.